Kryetari Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar sot se “Neve na intereson t’i kemi librat. Neve nuk na intereson se kush i sjell”. Në aspektin njerëzor, kjo është kërkesa më e e drejtë dhe më normale që mund të bëjë një kryetar komune në Kosovën Lindore, sepse vërtet para nevojës për tekste shkollore, për edukim dhe arsimim, arsyetimet tjera janë do të duhej të ishin më pak të rëndësishme. Mirëpo, në rastin e Kosovës Lindore, çështja është më e ndërlikuar, sepse nxënësit shqiptarë të shkollave në Kosovë Lindore, por privohen nga Serbia që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosovs. Siç është tashmë e ditur, Ministria e Arsimit ua ka dhuruar 100 mijë tekste shkollore, por është Serbia ajo që nuk lejon që të futen në Kosovë Lindore ato tekste. Dhe janë tekste kryesisht në lëndët bazë ti identitetit kombëtar shqiptar: Gjuha, Letërsia, Historia e Gjeografia.
Në anën tjetër, gjatë qëndrimit në Beograd dhe në Nish, Edi Rama na qenka marr vesh gojarisht me Aleksandër Vuçiqin për furnizimin e nënësve shqiptarë në Kosovë Lindore me tekste shkollore. Edhe pse është ende herët të flitet për zbatueshmërinë, apo jozbatueshmërinë e saj, megjithatë vetë fakti se thuhet se dy kryeministrat janë marrë vesh për këtë çështje, pra është pajtuar edhe Vuçiq që nxënësit shqiptarë në Kosovë Lindore të furnizohen me tekste shkollore nga shteti shqiptar, shtron disa pyetje: Meqë janë lëndë bazike, në të cilat shkruhet dhe mësohet si të shkruhet Gjuha, mësohet Letërsia dhe historia e saj, mësohet historia e shqiparëve dhe gjeografia e tyre, si do të trajtohet Guha dhe Letërsia e Kosovës, si do të trajtohet historia e Kosovës dhe gjeografia e saj? A do të trajtohet si gjuhë, përkatësisht letërsi shqiptare që shkruhet në Republikën e Kosovës, a do të trajtohet historia e re e Kosovës si histori e një shteti të pavarur, apo e një krahine të Serbisë? Nëse gjuha, historia, letërsia e gjeografia e Kosovës do të trajtohen si të një krahine të Serbisë, a nuk është njohje e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën? Është kështu për faktin se Serbia nuk do të pranonte tekste shkollore në të cilat Kosova trajtohet si shtet i pavarur, sepse do të pranonte tekstet shkollore të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Prandaj, në rastin e Kosovës Lindore, nuk është me rëndësi vetëm të kenë tekstet shkollore, por që ato të jenë në përputhje me pozitën e Kosovës si shtet i pavarur. Dhe kjo është një çështje vërtet serioze dhe që është vështirë e zgjidhshme. Ndoshta ka ardhur koha që në shembullin e shumë çështjeve të tjera, edhe jo çështje të shihet si çështje reciprociteti: nëse nxënësve shqiptarë në Kosovën Lindore nuk u mundësohet të përdorin tekstet shkollore në të cilat Kosova trajtohet shtet i pavarur, por edhe periudha që nga viti 1989 e deri më 1999 të trajtohet si periudhë e pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë, si periudha e viteve 1998-1999 të konsiderohet periudhë e masakrave dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës, atëherë edhe në Kosovë të mos lejohen të hyjnë tekstet shkollore për nxënës dhe studentë serbë në të cilat Kosova konsderohet krahinë e Serbisë.
Kuvendi i Kosovës, më 6 qershor 2013 ka miratuar një rezolutë me të cilat përcaktohen edhe obligimet e Kosovës ndaj Kosovës Lindore në bazë të parimit të reciprocitetit. Dhe duhet të shihet kjo çështje në mënyrë të kujdesshme, të gjithanshme dhe në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare
Edi Rama, para se të merret vesh gojarisht me Vuçiqin për furnizimin e nxënësve shqiptarë në Kosovën Lindore, duhet të kërkojë nga UNESCO dhe institucionet tjera ndërkombëtare të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë për ta zgjidhur këtë dhe çështje të tjera.
Çështja e arsimit të nxënësve shqiptarë nuk është çështje e izoluar, as vetëm çështje e raportit të Kosovës me Serbinë, apo e shtetit shqiptar me Serbinë, pra as çështje e raporteve personale që kanë Rama dhe Vuçiq, por është pjesë integrale e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve atje. Dhe këto nuk mund të zgjidhen thjesht me ndonjë marrëveshje dypalëshe, aq më pak jo me marrëveshje gojore. Kjo që ka bërë Edi Rama është edhe injorim i Kosovës, edhe injorim i thelbit të çështjes, por edhe devalvim në nivel të muhabeteve gojore.