Nga filozofia politike e presidentit Rugova e deri te angazhimet anarkiste për rrënimin e shtetit, përkatësisht të ndarjes së tij

01.08.2016 19:15:29

Filozofia politike e presidentit Rugova përbën një sistem të tërësishëm, në të cilin të gjitha elementet kombëtarë, fetarë, politikë, shoqërorë, historikë, etnologjikë, etnopsikologjikë, por edhe gjeopolitikë e gjeostrategjikë, janë pjesë përbërëse e atij sistemi. Si sistem, filozofia politike e presidentit Rugova të gjitha këta dhe elemente të tjerë i ka pasur të renditur secilin në vendin e vet, duke përplotësuar kështu tërësinë e tij. Kur presidenti Rugova thoshte liri, pavarësi, demokraci, ai kishte parasysh pikërisht rendin e domosdoshëm, pa të cilat nuk bën: pa liri, nuk mund të kishte pavarësi, kurse pa pavarësi, nuk mund të kishte as demokraci. Në fakt, ky është një trinom qartësisht i ndërlidhur dhe ndërveprues: liria ndikon në pavarësinë, por edhe në demokracinë, sepse qëllimi i lirisë është që individi dhe kolektiviteti të kenë pavarësinë për të ndërtuar personalitetin individual dhe kolektiv, për të ndërtuar dhe realizuar veten në kushtet e mundësive maksimale që mund dhe duhet të kenë si qenie individuale dhe shoqërore. Në këtë kuptim, liria është hapësira, është mundësia, është baza për të pasur pavarësinë dhe për të pasur mundësinë për të realizuar të drejtat dhe detyrimet e tij. Dhe detyrimi parësor, sipas Xhon Stjuart Millit është që të mos cenohet liria e tjetrit, përkatësisht që të gjithë të kenë lirinë për të realizuar veten dhe aspiratat e tyre. Dhe për të ndodhur kjo, duhen institucionet që mundësojnë të realizimin e lirisë individuale dhe kolektive, por edhe që pengojnë cenimin e lirisë së të tjerëve. Në kontekst të filozofisë politike të presidentit Rugova, kjo i bie që liria e Serbisë dhe e të tjerëve në raport me shqiptarët përfundon aty ku fillon liria e shqiptarëve për të realizuar të drejtat e tyre dhe institucionet që mundësojnë këtë. Dhe këto institucione, janë institucionet e shtetit, i cili është një bashkim vullnetesh dhe të drejtash individuale në bazë të parimeve të së drejtës, të funksionimit të ndërlikuar të shoqërisë dhe të individit brenda saj. Pra, liria është conditio sine qua non, kurse pavarësia është sistemi politiko-juridik, tërësia e mekanizmave institucionalë që mundëson dhe rregulon funksionimin e lirisë individuale dhe kolektive, kurse demokracia është mënyra e funksionimit të një shoqërie të lirë dhe të pavarur. Pa liri, nuk ka as institucione, kurse pa institucione, liria ëshndërrohet në anakri, dhe kjo e shkatërron lirinë. Nëse një individ apo një shoqëri e koncepton lirinë si mundësi për t’u sjellë në mënyrë të shfrenuar, dhe mënyrë histerike dhe pse jo edhe të dhunshme, atëherë jo që nuk bëhet fjalë për lirinë, por bëhet fjalë për mënyra të vetëshkatërrimit. Natyrisht ka pasur teori ndër më të ndryshmet që i kanë dhënë shumë rëndësi, madje edhe i kanë bërë veçori thelbësore të njeriut dhe të shoqërisë pikërisht aspektet hiserike, të shfrenuara dhe të dhunshme. Tomas Hobesi mund ta ketë tepruar kur ka thënë se njeriu për njeriun është ujk, por nëse mungojnë institucionet dhe normat që përcaktojnë sjelljen shoqërore, përgjegjësitë e individëve dhe të shoqërisë, por edhe te kolektiviteteve brenda saj, hapet rruga për cenim të lirisë së tjetrit. Në fakt, regjime dhe sisteme të ndryshme kanë arsyetuar pabarazinë, përkatësisht jolirinë, pikërisht më argumente që lidhen edhe me sjelljen individuale dhe shoqërore. Dhe pikërisht këtu është e domosdoshme demokracia, si formë e funksionimit të lirisë dhe të pavarësisë individuale dhe kolektive. Kjo nuk do të thotë se demokracia nuk i ka cenet e veta, pasi që siç ka thënë Xhovani Sartori, ajo nuk është e përsosur, por është sistemi më i mirë që ka provuar njeriu dhe shoqëria njerëzore. Dhe thelbi i përparësisë është se ka vendosur, ose është munduar të vendosë në korniza juridike, instituccionale dhe politike lirinë individuale dhe kolektive. Kjo do të thotë se demokracia si sistem ka mundësuar që raporti ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë të jetë i baraspeshuar dhe ligjor e kushtetues, përballë të të cilave shteti dhe individi janë ose mund të jenë të barabartë. Presidenti Rugova, edhe çështjen e lirisë, edhe të pavarësisë, edhe të demokracisë i ka parë si procese që nuk mund të kosnderohen të realiziuara në nkë moment apo në një fazë të caktuar, por që duhet të realizohen vazhdimisht. Në filozofinë e tij politike, presidenti Rugova, kur ka folur për lirinë, ai nuk e ka pasur parasysh thjesht çlirimin, edhe pse edhe çlirimi është një sfidë më vete, por ka pasur parasysh një proces të vazhdueshëm angazhimesh e sfidash që liria të jetë psikologjike, individuale e shoqërore, si dhe territoriale. Në fakt, çlirimi është vetëm aspekti fizik i lirisë dhe baza për fillimin e ndërtimit të lirisë.Edhe pse çlirimi fizik ka ndodhur në qershor të vitit 1999, koha ka dëshmuar se çlirimi psikologjik ende nuk ka përfunduar. Kjo mund të vërehet sidomos në mënyrën e ndërtimit të lirisë, dhe të institucioneve si mekanizma që e mundësojnë atë. Dhe mosçlirimi psikologjik ka bërë që edhe demokracinë të mos e kuptojmë drejtë, dhe edhe lirinë, edhe demokracinë të njëjtësojmë me forma të ndryshme të jolirisë dhe të anarkisë. Në emër të lirisë dhe të demokracisë, shahet polici në rrugë, goditet me gurë dhe i vhet në flakë kur zbaton ligjin, shahet mësuesi, arsimtari, profesori në shkolla dhe universitete, shahet shteti dhe institucionet e tij, ashtu siç në emër të lirisë  dhe demokracisë organizohen forma anarkiste, të dhunshme, vandalo-terroriste  dhe në kufijtë e anagzhimeve terroriste. Në bazë të kësaj, institucioni kërëcënohet, digjet, sulmohet dhe shkatërrohet, duke cenuar vetë lirinë, pavarësinë dhe funksionimin e tij në bazë të kushtetutës dhe të ligjeve. Të gjitha këto janë shpërfaqje të jolirisë, të robërimit të mendjes, siç do të thoshte Martin Shlegel, dhe hapje rrugë veprimeve që bëhen mbi emocionin, mbi histerinë individuale dhe kolektive, mbi indoktrinimin, mbi manipulimin. Të gjitha këto nuk kanë të bëjnë as me lirinë, as me pavarësinë e as me demokracinë, prandaj nuk kanë të bëjnë as me filozofinë politike të presidentit Rugova. Në këtë kuptim të angazhohesh për mbrojtjen e institucioneve, të funksionimit të tyre dhe të shoqërisë në kushtet e një paqeje dhe të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore, do të thotë se je në përputhje me filozofinë politike të presiientit Rugova. Jashtë institucioneve dhe kundër institucioneve nuk ka as liri, as pavarësi, prandaj nuk ka as demokraci, por ka anarki, shkatërrim, luftë, vrasje, ashtu siç ndodh në Siri dhe në vende të ndryshme si ajo. Natyrisht, niveli dhe cilësia e funksionimit të institucioneve në një moment të dhënë dhe në të gjitha momentet përbën një gjendje të ndërlikuar, shumështresore dhe shumëdimensionale që varet nga faktorë të shumtë që bartin pasojat e së shkuarës dhe të së tashmes. Në këtë kuptim, presidenti Rugova ka pasur parasysh të gjitha këto dhe është anagzhuar që të gjitha momentet, apo të gjitha fazat të kryhen sa më mirë dhe me sa më pak dëme, në mënyrë që faza vazhduese të bartë sa më pak mëkate dhe gabime nga fazat pararendëse. Në kontesktin socio-politik, socio-historik, por edhe në kontesktin gjeopolitik e gjeostrategjik, ka qenë e vështirë që të ndodhte kështu, sidomos në raport me Serbinë, Rusinë dhe përgjithësisht arelain sllavo-ortodoks të organizuar mirë për të bërë diversione të ndryshme, siç ndodhi edhe me shfaqjen e linjës udbasho-jugosllavokomuniste dhe linjës së Tiranës/Kretës, të cilat bënë gjithçka që të prishej koncepti shtetformues, përkatësisht vetëdija shtetformuese e shqiptarëve, të shpërfaqeshin mendësi të lagjes, primitive dhe vëllavrasëse. Edhe pse të rrezikshëm, të dhunshëm dhe tepër të dëmshëm, madje kërëcnues për qenien kombëtare shqiptare, presidenti Rugova u mundua shumë që të mos rrënohej koncpeti i lirisë, i pavarësisë dhe i demokracisë, duke bërë përpjekje titanike, madje edhe mbinjerëzore për të përfshirë brenda sistemit, brenda strukturave dhe brenda institucioneve të gjithë. Presidenti Rugova ka qenë dhe ka mbetur institucionalist i vendosur, i përkushtuar dhe i bindur, pikërisht për ndërvarësinë e trinomit, liri, pavarësi e demokraci, pra pikërisht se e kishte të qartë se painstitucione apo jashtë tyre mund të ketë joliri, dhunë, anarki, luftë, vrasje etj. Sfidat me të cilat është ballafaquar Kosova vazhdimisht, por në mënyrë më agresive gjatë vitit të kaluar dhe gjatë muajve të parë tëkëtij viti, kanë pasur dhe kanë të bëjnë pikërisht me përballjen e vetëdijes shtetformuese, me vetëdije anarkiste, shkatërruese, të kundërlirisë, të kundërshtetit dhe të kundërdemokracisë. Të gjitha këto lidhje nuk kanë pasur dhe nuk kanë me arsyet që i përmendin, sepse ato arsye janë pasoja të angazhimeve të tyre kundërshtet, kundërliri dhe kundërdemokraci gjatë viteve, e jo që janë shfaqur papritmas tash dhe në gjatë vitit të kaluar, apo gjatë këtij viti. Në fakt, anagzhimet anarkiste, të dhunshme dhe në kufijtë e angazhimeve terroriste, janë vetëm anagzhime për të përmbyllur angazhimet e filluara që me shfaqjen e linjës udbasho-jugosllavokomuniste dhe linjës së Tiranës/kretës,  e që janë angazhime të rrënimit të shtetit, apo të ndarjes së tij. Në kujtimet e tij, Hollbruk ka treguar se gjatë bisedave me Milosheviqin, ky i fundit i ka thënë se ju mund ta bëni Kosovën shtet, por ai shtet nuk do i duhet askujt. Dhe Serbia është kujdesur dhe po kujdeset që të ndodhë kështu.