Çfarë do ndodhë nesër në Rrugën e Kombit? Historiani: Miqtë e mi në Polici dhe SHISH më thanë

16.09.2018 19:52:38

Historjani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetet sociale duke treguia atë  çfarë i kanë thënë miqtë në polici, hedh dyshime mbi reagimin e qytetarëve kuksiane, për tarifën e “Rrugës së Kombit”.

Dervishi shkruan se miqtë e tij në Polici dhe në SHISH i kanë thënë se forcat kanë dy javë që pregatiten për ditën e nesëërme.

Postimi i plotë:

Çfarë pritet të ndodhë nesër?

Miqtë e mi në Polici dhe në SHISH më thonë që kanë dy javë në gatishmëri për atë që do ndodhë nesër në rrugën e kombit? Çfarë presin që të ndodhë? Pse gjithë ky mobilizim i llojit enverist? Kushedi sa plane idiote masash kanë miratuar ata të shkollës sē Saukut!