Çfarë halli ke, Kadri? Ku po të dhemb?

22.10.2016 14:09:16

Nga Rexhep Kastrati

Kadri Veseli, më në fund hoqi maskën dhe doli në fytyrën e tij të vërtetë: fytyrën e një shantazhuesi, por edhe të atij që në fakt ka qenë mbrapa angazhimeve destabilizuese të vendit. Po ndodh kjo se, ashtu siç kam thënë vazhdimisht, PDK nuk po mund ta durojë që drejtimin e Qeverisë ta ketë LDK dhe kryeministri Mustafa, me çka edhe po tregohet botërisht se edhe marrëveshjen e koalicionit e kanë bërë pa kokërr të qejfit. Natyrisht se të gjitha këto kanë qenë të njohura, dhe i kam theksuar vazhdimisht, por me këtë rast, po konfirmohet fakti se sa të vështirë e ka kryeministri Mustafa dhe LDK ta drejtojnë Qeverinë me një opozitë pa dinjitet, pa përgjegjshmëri dhe pa integritet politik, me dy partnerë destruktivë koalicioni. Dhe sikur të mos i mjaftonin këto, edhe veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, të cilët në shumicën e rasteve kanë mbajtur qëndrime kundër LDK-së dhe në linjë me partitë opozitare. Pra, kryeministri Mustafa dhe LDK janë duke drejtuar Qeverinë të përballur edhe me intriga të brendshme dhe të jashtme, e që sigurisht kërkon maturi dhe durim të madh. Përkundër këtyre, kjo Qeveri ka arritur të realizojë një ndryshim shumë të madh të mendësisë dhe modelit qeverisës të vendit, ka arritur që të hapë horizonte të reja të pritjes, si dhe ka bërë shumë punë të mëdha dhe të mira për vendin. Ligji për Trepçën, patjetër është një ndër sukseset më të mëdha që ka arritur kjo Qeveri, dhe duket se pikërisht këtu është një nga arsyet që e  kanë bërë të shpërthejnë, sepse nuk mundën ta përvetësojnë si meritë të tyre, megjithëse iu vardisën koxha shumë minatorëve dhe të tjerëve. Ligji për Trepçën ishte premtim i kryeministrit Mustafa që në maj të këtij viti, dhe ai u realizua falë përkushtimit të dy Mustafëve: Isa Mustafës dhe Muhamet Mustafës. Edhe ligji për investime strategjike është një nga punët e mira që ka bërë kjo Qeveri dhe që ka ndryshuar plotësisht qasjen e investitorëve të huaj ndaj Kosovës, si dhe ka hapur rrugën për investime të rëndësishme dhe strategjike për vendin. Natyrisht, ndryshimet në sistemin fiskal, lehtësirat për investime të huaja, dhe krijimi në rritje i një ambienti për të bërë biznes, i vlerësuar edhe nga institucione ndërkombëtare, dhe fillimi i çkapjes së shtetit, janë çështje shumë të rëndësishme për vendin. Të gjitha këto çojnë kah luftimi i monopoleve të cilat janë krijuar në kohën kur qeverisjen e vendit e drejtonin AAK dhe PDK. Dhe një nga arsyet reale pse Kadriu ka heqë maskën, e para tij edhe Hashimi, ka të bëjë me të gjitha këto. Një arsye tjetër është ajo që ka të bëjë me krimin e organizuar, lufta kundër të cilit është një nga kushtet thelbësore për ecjen e Kosovës përpara. Dhe lufta kundër krimit të organizuar, e së këndejmi edhe vrasjet politike janë çështje që prekin në thelb të strukturave mafiozo-politike. E kësaj natyre është edhe funksionalizimi i Gjykatës speciale, e cila nga opozita dhe nga një pjesë e PDK është kundërshtuar hapur, pikërisht se pritshmëritë janë se do ta pastrojnë skenën politike nga strukurat kriminale që nuk po e lënë Kosovën të marrë frymë. Me heqjen e maskës, Hashimi dhe Kadriu kanë treguar edhe arsyen e shqetësimeve diplomatike që linin diplomatë pa gjumë derisa miratoheshin ligjet e rëndësishme për vendin. Në këtë mënyrë, tashmë po e thonë vetë, e jo vetëm unë apo të tjerë, se PDK nuk po e duron faktin se Qeverinë po e drejton kryeministri Mustafa dhe LDK, dhe nuk po e durojnë faktin se një mandat i plotë qeverisës LDK-në do e nxjerrë parti të parë, pas procesve të lartpërmendura, dhe pas sukseseve që do të arrijë kjo Qeveri, dhe shantazhojnë me zgjedhje. Kjo do të thotë se lufta speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa e bërë edhe nga veglat kondomë brenda e rreth LDK-së u ka dështuar dhe nuk ka mundësi që të dëmtohet ajo siç kishin dashur, prandaj nuk po munden të durojnë edhe 2 vjet e më shumë e pastaj të shohin se si LDK po del parti e parë, dhe aq më tepër të shohin rënien e tyre të pashmangshme gjatë proceseve që kanë flluar tashmë, dhe që pritet të fillojnë. Dhe kjo duket se po u dhemb, pasi që po e shohin se janë të pafuqishëm për dëmtimin e LDK-së, dhe nuk është rendi që veglat kondomë brenda e rreth LDK-së të arrijë ta pushtojë atë, edhe pse mund të ketë edhe ndonjë përpjekje që të përdoren edhe personalitete ushtarake për ta bërë këtë. Prandaj, Kadriu shantazhon, ashtu siç shantazhoi Hashimi para tij, me idenë se mos e tremb ariun me shoshë. Por Kadriu ka zgjedhur moment tepër të papërshtatshëm për vetë atë dhe partinë e tij për të bërë shantazh, sepse momenti është që ky kolicion duhet të kryejë obligimet që ka marr, e të cilat nuk është se nuk po kryhen për mungesë të votave, por për shkak se vetë PDK nuk po do që të kryhen, ashtu siç nuk deshi ta kryente as punën me Gjykatën speciale. Pra, ky është moment kur të gjithë e kanë kuptuar se proceset po ngecin pse po do PDK t’i ngesë, e jo se nuk ka vota. Kur Hashimi ka mundur të bindë serbët për ta votuar transformimin e FSK-së në FA, pse nuk po mund t’i bindë për ta votuar demarkaionin? Dhe përgjigjia implikimin negativisht vetë Hashimin, sepse kur ka qenë kryeministër ka mundur t’u premtojë edhe kompetenca ekzekutive për Asociacionin, apo ndonjë premtim tjetër të madh, kurse tash që kryeministër është akademik Isa Mustafa që ua ka bërë të qartë serbëve se asnjë kusht i tyre nuk do të pranohet, tash nuk mund të bëjë premtime. Ndoshta edhe çantat me para nuk po kryejnë më punë. Edhe çështja e Asociacionit, në fakt është çështje që e implikon tërësisht PDK-në, e pjesërisht AAK-në, sepse Marrëveshja e 19 prillit 2013 është bërë në bashkëpunim PDK – AAK dhe është negociuar nga Hashim Thaçi, kurse marrëveshja e gushtit të vitit të kaluar ka qenë punë e filluar që më parë, dhe që është punuar nga ekipi i udhëhequr nga Edita Tahiri. Prandaj, të gjitha këto janë elemente ngarkuese për PDK-në, e pjesërisht AAK-në, por jo edhe LDK-në. Dhe këtë e dijnë edhe Kadriu, edhe Hashimi, kurse përpjekja për t’ia atribuar përgjegësinë Qeverisë aktuale, janë përpjekje donkishoteske që do t’u kthehen bumerang vetë atyre. Është këshu për faktin se edhe qytetarët, edhe bashkësia ndërkombëtare e kanë të qartë moti se kush po i bllokon proceset në vend, e kush po mundohet që ato procese të realizohen, dhe gjithsesi shantazhet e këtilla do t’i lnë vetëm në nivel të shfrimit emocional dhe të demaskimit personal të tyre. Në fakt, edhe Hashimi, edhe Kadriu e dijnë se ariu me shoshë nuk trembet, prandaj as LDK nuk mund të trembet apo të shantazhohet me shantazhe zgjedhjesh, sepse jo vetëm se nuk ka pse i trembet zgjedhjeve, por është e qartë se zgjedhje nu mund të ketë. Dhe nuk mund të ketë se para zgjedhjeve duhet të kryhen do punë të rëndësishme: plotëimi i kushteve për liberalizimin e vizave, të hapet rruga për transformimin e FSK-së në FA, të fillojë të implementohet ligji për Trepçën, të fillojë funksionalizimi i Gjykatës speciale, dhe shumë procese të tjera të rëndësishme për vendin. Pa u krye këto procese, është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që vendi të shkojë në zgjedhje. Dhe këtë e dijnë të gjithë ata që marrin vesh nga politika, ashtu siç e dijnë se mbrapa këtyre proceseve qëndrojnë aleatë tanë strategjikë në krye me SHBA-të, e të cilat kanë qenë shumë të qartë se zgjedhjet tjera do të jenë më 2018. Këto shtete aleate janë tepër të impenjuara që proceset të shtyhen përpara, kurse Kongresi Amerikan ka ngarkuar administratën amerikane që ta ndihmojë Kosovën të përgatitet për Parteritet për Paqe ne NATO-n, kurse sot është duke u mbajtur një sesion i AP të NATO-s në Prishtinë. Pra, Kosova është në axhenda ndërkombëtare që kanë dinamikën e tyre dhe nuk do të varen nga vullnetet personale të idiotëve politikë të Kosovës. Kur është fjala për axhenda ndërkombëtare, rasti i Malit të Zi dëshmoi se rajoni rrezikohet nga axhenda serbo-ruse dhe të aleatëve të tyre, dhe në këto axhenda po synohet të përfshihet edhe Kosova. Dhe përfshirja e Kosovës në këto axhenda do të thotë shmangie nga axhendat e filluara me aleatët strategjikë, pra edhe nga axhenda për konsolidimin e shtetit në Kosovë. Dhe zgjedhjet nuk janë në të mirë të konsolidimit të shtetit në Kosovë.  Përveç këtyre, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, PDK si parti dhe partitë opozitare e dijnë se edhe po u mbajtën zgjedhjet, përsëri do të ketë një format të ngjashëm koalicioni qeverisës, e ku qeverinë do ta drejtojë përsëri LDK. Është kështu për faktin se derisa Hashim Thaçi është president i vendit, PDK nuk e merr dot edhe postin e kryeministrit, kurse koalicion qeverisës pa LDK-në nuk do të mund të kishte. Dhe sido që të jetë, përsëri drejtimin e Qeverisë do ta marrë LDK. Prandaj, kërcënimet me zgjedhje, më shumë sesa për një mundësi reale, flasin për një përpjekje për ta shantazhuar LDK-në, e cila edhe nga përvoja e saj, nuk është se e ka pasur problem punën e zgjedhjeve. Prandaj, përpjekja për ta shantazhuar LDK-në, në fakt mund të konsiderohet vetëm një blof i radhës, që më shumë sesa vendit, do t’i bëjë keq Kadriut dhe PDK-së, që do të vuajnë ende procesin e pjekjes politike dhe të profilizimit të saj, si dhe të ngarkesave kriminale nga e kaluara.