Çfarë i thanë Uk Lushit ushtarakët amerikanë për Ramush Haradinajn?

18.02.2017 18:15:08

Uk Lushi, sipërmarrësi dhe aktivisti i njohur i Lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për Ramush Haradinajn.

Lushi, i cili edhe vet ishte pjesëmarrës në UÇK në kuadër të brigadës së lavdishme shqiptaro amerikane “Atlantiku” për të cilën edhe kishte shkruar një libër me përjetime e kujtime me këtë rast ka sjellur në kujtim atë që zyrtarë amerikanë nga Departamenti i Shtetit për Mbrojtje i thanë.

Në vijim postimi i Uk Lushit:

1 orë më parë Shqiptarë nga krejt Evropa protestojnë për Ramush Haradinajn në Colmar (FOTO) “Ramush Haradinaj si luftëtar renditet në majën e ligës së ushtarëve legjendarë të të gjitha luftërave në histori. Me aq pak ushtarë, me aq pak armatim dhe me aq shumë goditje të suksesshme kundër forcave armike, Haradinaj ishte ushtar që do të ishim të lumtur ta kishim në ushtrinë amerikane.

Këto janë fjalët e një ushtaraku amerikan që m’i ka thënë para 11 vitesh. Sot Ramush Haradinajt, pas filtrimit dy herë në nivelin më të naltë të jurisprudencës botërore lidhur me legalitetin e luftës së tij si komandant fitimtar, po i shkelen të drejtat njerëzore duke u tentuar të trajtohet si bursë e tregtimit të politikanëve të caktuar në Prishtinë dhe togave proserbe në kuluaret e diplomacisë franceze.

Drejtësia franceze duhet të veprojë shpejt dhe drejt. Ramush Haradinaj është duke u mbajtur për arsye politike dhe vazhdimi i shkeljes së të drejtës së tij të verifikuar dy herë nga Tribunali i Hagës është krim juridik dhe politik. Politikanë të caktuar në Prishtinë dhe Paris duhet të ndalin lojën e fëlliqur politike dhe Ramush Haradinaj duhet të jetë njeri i lirë menjëherë.