Për çka e ka fjalën Veton Surroi: për çkapje të shtetit apo për revolucion për të rrëzuar shtetin?

18.02.2017 18:10:09

Nga Rexhep Kastrati

Veton Surroi paska thënë se shteti duhet të pastrohet nga kriminelë që e kanë kapur shtetin! Dhe këtë e ka gati 19 vjet pasi Hashim Thaçi ishte vënë krye të linjës së Tiranës/Kretës, e cila kishte për qëllim që të rrënonte organizmin politiko-institucional të Kosovës, të nxiste përçarje dhe të eliminonte kundërshtarët politikë.

Gjatë këtyre gati 19 viteve, kanë ndodhur shumë goditje të forta për vendin, për unitetin politik dhe cilësinë e procesit të shtendërtimit, aktor dhe faktor destruktiv ka qenë edhe vetë Veton Surroi. Dhe kur them këtë kam parasysh gjithë angazhimin e tij që nga konceptet autonomiste, e deri te bashkëpunimi me linjën e Tiranës/Kretës të drejtuar nga Hashim Thaçi.

Gjatë këtyre gati 19 viteve ka ndodhur përçarja politike deri në kërcënime me luftë vëllavrasëse, vrasjet politike, janë futur në skenën publike, politike, medietike dhe të shoqërisë civile kriminelë, mafiozë, uzurpatorë dhe u organizuan si struktura mafiozo-politike, të cilët kishin për qëllim kapjen e institucioneve dhe pushteti për të inkriminuar dhe mafioizuar ato, dhe nëpërmjet tyre të vazhdojnë përçarjet, vrasjet etj.

Pra gjatë këtyre gati 19 viteve mori formë edhe procesi i shtetndërtimit dhe gjithë proceset tjera, kurse Veton Surroi dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste kishin rolin e tyre në gjithë këtë. Të kujtojmë se për të lehtësuar hapërimin dhe avancimin e strukturave mafiozo-politike, pjesë e të cilave është edhe ai dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste.

Koha kur u shpall pavarësia, dhe modeli i shtetit që u shpall më 17 shkurt vijnë pas gjithë proceseve dhe dukurive negative dhe kriminale: ndarja e Kosovës mbi baza etnike, vrasjet politike, uzurpimet, marrja e pushtetit nga struktura mafiozo-politike, ngjarjet e 17 dhe 18 marsit 2004 dhe shumë të tjera.

Tash shtrohet pyetja: a është Veton Surroi njeriu që pas gjithë këtyre mund të bëjë thirrje për paatrimin e Kosovës nga kriminelë që e kanë kapur shtetin? Natyrisht se Veton Surroi nuk është njeriu që mund ta thotë këtë, apo edhe më keq, ta udhëheqë këtë.

Në anën tjetër, për çfarë pastrimi bën fjalë Veton Surroi kur procesi i pastrimit nga kiminelë që e kanë kapur shtetin, tashmë ka filluar dhe atë proces është duke e udhëhequr LDK në krye me kryeministrin Mustafa në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, përkatësisht në bashkërendim me SHBA-të dhe me BE-në. Dhe ky proces ka filluar që në momentin kur PDK u detyrua që t’ia dorëzojë pushtetin LDK-së, të pajtohet me miratimin e Gjykatës speciale, me fillimin e burgosjeve të ish-komandantëve dhe ish-shokëve të Hashim Thaçit.

Pra pastrimi i shtetit është në proces, edhe pse strukurat mafiozo-politike vazhdojnë të jenë ende të fuqishme dhe me ndikim në institucione të ndryshme, por që me kohë do të vijë e do të dobësohet. Dhe kur them këtë kam parasysh edhe ndikimin që ka linja udbasho-jugosllavokomuniste, e që realizohet nëpërmjet individëve me pushtet dhe papushtet brenda koalicionit aktual qeverisës.

Dhe si proces, pastrimi i shtetit nga kriminelë që kanë kapur shtetin pas pavarësisë, do të ndodhë bashkë me luftën kundër krimit të organizuar, bashkë me funksionalizimin e Gjykatës speciale dhe bashkë me efektet që do të japin gjithë këto, si dhe modeli qeverisës, konsolidimi i reformave të ndryshme në funksion të zhvillimit ekonomik, në funksion të sundimit të ligjit etj.

Pra, edhe pa thirrjen e veton Surroit, pastrimi ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund. Dhe ky proces do ta pastrojë Kosovën edhe nga tipat si Surroi, nga sorosistët tjerë dhe nga rekrutë të agjenturave kundërshqiptare. Fuqia medietike që kanë sorosistët, rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare dhe në përgjithësi pjesëtarë të strukturave mafiozo-politike, nuk do të arrijë t’u shpëtojë, edhe pse janë duke bërë gjithçka që të pengojnë çdo proces pozitiv, pra edhe pastrimin e Kosovës edhe nga korpusi medietik i kontrolluar nga ata dhe përgjithësisht nga strukura mafiozo-politike në përgjithësi.

Së këndejmi thirrja e Veton Surroit për pastrimin e Kosovës nga kriminelë që e kanë kapur shtetin, më shumë sesa për ta bërë këtë, duhet kuptuar si një formulim tjetër të asaj që e kishte quajtur Albin Kurti revolucion, luftë etj. Kjo do të thotë se Veton Surroi më shumë është i interesuar të pengojë pastrimin e shtetit nga kriminelë që e kanë kapur shtetin, sepse në këtë mënyrë pengon edhe pastrimin nga nga hisja e kapur nga ai dhe nga linja udbasho-jugosllavokomuniste.