Çfarë po ndodh me evakuimin e afganëve? Shtëpia e Bardhë nxjerr prapaskenat

21.08.2021 22:17:39

Ushtria amerikane ka evakuuar në 24 orët e fundit rreth 3.800 persona nga aeroporti i Kabulit. Shtëpia e Bardhë bën me dije se nga 14 gushti SHBA ka arritur të evakuojë në total 17.000 persona, përpara se talebanët të hynin në kryeqytetin afgan.

Sipas Zërit të Amerikës, 22.000 persona janë evakuuar që nga fundi i muajit korrik.

Ndër 17.000 të evakuuar gjatë javës së kaluar 2,500 janë amerikanë, tha Gjenerali amerikan William Taylor të shtunën në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u tha gazetarëve se ai nuk kishte një “shifër të saktë” se sa amerikanë kanë mbetur në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit.