Çfarë thotë hoxha i Vrellës që iu la fëmija i sapolindur mbi veturë?

06.05.2018 20:16:07
Një foshnje e porsalindur që u gjet në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vrellë të Istogut, është nën përkujdesje mjekësore.

Atë e gjeti hoxha i fshatit, Arben Dreshaj, që thotë se foshnja ishte lënë brenda një pakoje mbi veturën e tij, teksa ai po falte namazin e sabahut, njofton Klan Kosova.

E anipse e braktisën një fëmijë, kushdo që e ka bërë këtë, hoxha thotë se e kanë lënë në duar të sigurta.

Fëmija i gjinisë mashkullore tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.