Champions, fitore me goleade per City dhe Atl. Madrid

21.02.2017 22:49:14

Manchester City i bëri një kthesë fantastike ndeshjes me Monacon në sfidën e parë të 1/8 të Champions pasi përmbysi rezultatin nga 2-3 në 5-3 në vetëm 11 minuta. Ndeshja e luajtur në “City of Manchester” pati shumë përmbysje rezultati me skuadrën vendase që e nisi shumë mirë me një gol të Sterling por deri para pushimit Falcao dhe Mbappe përmbysën rezultatin për francezët. Në fillimin e pjesës së dytë Falcao humbi një 11-metërsh dhe City përfitoi duke shënuar me Agueron. Megjithatë kolumbiani korigjoi gjithcka duke shënuar golin e dytë të mbrëmjes në të 61-tën. Nxjerrja nga fusha e Fernandinho, që luajti si mbrojtës krahu rezultoi vendimtare në kthimin e ndeshjes me Agueron që barazoi fillimisht në të 71-tën. Në të 77-tën Stones shënoi dhe golin e 4-3 duke i dhënë Cityt epërsinë për ndeshjen e kthimit, por asgjë nuk përfundoi këtu pasi Sane pesë minuta më pas vulosi rezultatin përfundimtar në 5-3 duke bërë që City nga afër eliminimit që ishte në pjesën më të madhe të ndeshjes ta gjejë veten me një rezultat shumë të favorshëm në kthim.

Shumë gola pati dhe takimi mes Leverkusenit dhe Atletikos ku finalistët e vjetshëm fituan 4-2 në Gjermani duke qenë një hap larg cerekfinaleve. Për los colchoneros shënuan Saul dhe Girezmann në pjesën e parë e Gameiro e Torres në të dytën, ndërsa vendasve nuk i mjaftoi goli i Bellarabit dhe autogoli i Savicit dhe në “Vincente Calderon” i nevojitet shumë më tepër se një mrekulli. /supersport.al/