CIA zbardh dokumentin 13 milionë faqësh ku flitet për UFO

18.01.2017 19:19:00

Një dokument me rreth 13 milionë faqe është deklasifikuar nga CIA dhe tashmë është online

Në këtë dokument përfshihen edhe të dhëna për UFO dhe eksperimentet psikike të kryera nga programi Stargate, të cilat që një kohë të gjatë kanë zgjuar interesimin e teoricienëve konspirativ, shkruan BBC.

Lëshimi i këtyre dokumenteve erdhi pas përpjekjeve të gjata për qasje në informacione dhe pas një padie të ushtruar nga disa avokatë.

Arkiva përmban poashtu rreth 800 mijë dokumente.

Më herët kanë qenë të qasura vetëm në Arkivin Kombëtar në Maryland.

Dokumentet përmbajnë edhe të dhëna për Henry Kissinger, i cili shërbeu si Sekretari Shteti gjatë presidencës së Richard Nixon dhe Gerald Ford, dhe qindra mijëra faqe të hulumtimeve shkencore dhe analizave të shërbimit inteligjent.