Çitaku: Kosova dëshiron paqe dhe dialog, por asnjëherë nënshtrim

27.02.2017 17:18:09

Ambasadorja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova është shtete që dëshiron dialog dhe paqe, por asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet askujt.

Ajo ka përmendur edhe sukseset e Majlinda Kelmendit, Arta Dobroshit dhe Shpat Dedës në arenën ndërkombëtare, trasnetmon lajmi.net

“Ne dëshirojmë paqe dhe dialog, por asnjëherë nënshtrim. Popullata e re e Kosovës është duke bërë historinë dhe duke na bërë krenar. Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen e artë, Arta Dobnroshi dhe Shpata Deda. Kemi Kosovën ku të rinjtë përpiqen shumë, të rinjtë kanë shumë ëndrra dhe ju ftoj të gjithëve që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni me sytë e juaj”, ka thën Vlora Çitaku.

Kurse debati për Kosovën, ende është duke vazhduar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.