Këshilltari i Kryeministrit: Miratimi i demarkacionit është interes i të gjithëve (Video)

27.02.2017 18:28:03
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se do të ishte papërgjegjësi për Qeverinë kthimi në pikën zero i kësaj marrëveshjeje.

Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se Kosova nuk po falë tokë me demarkimin me Malin e Zi.  Abdullahu ka thënë se është në interes të të gjithëve kalimi i kësaj marrëveshje.

Ai në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura e tema të tjera.