Çka Mikullovci thotë për ndodhitë e fundit

04.08.2017 12:34:21

Adem Mikullovci, deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës në orët e paradites në një intervistë për Klan Kosovën  ka thënë se është befasuar nga Kadri Veseli, kur ai tha mbrëmë se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit.

“Kadri Veseli më ka befasu në mënyrë të këndshme, më ka ardhur shumë mirë – por kushti nga ai nuk është i pranueshëm”.

“Duhet që këtë ta reflektoj edhe Ramushi”.

“Është proces natyror, Vetëvendosja është parti që po vjen”.

“Albin Kurti, është i vetmi, Kurti është Hasan Prishtina i ditve tona”.