Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dalë nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie.
Hoxhaj ka thënë për media se do të shkojë në mbledhjen e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit për të caktuar seancën e radhës.
Mbledhja e kryesisë së PDK po vazhdon, në të cilën po diskutohet për çështjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Sot koalicioni PAN bojkoti seancën pasi konstatoi se ishte thirrur në mënyrë arbitrare, nderkaq seanca u ndërpre pasi nuk pari kuorum.





































