‘Nuk më përdhunoi babi, por fqinji’. Adoleshentja ndryshon dëshminë

08.01.2017 14:00:22

Një 17-vjeçare nga Vlora,Xh. Çinaj, e cila mbeti shtatzanë pas një marrëdhënieje seksuale të dhunshme me babanë e saj, një inçesti sikurse u raportua fillimisht, ka ndryshuar kallëzimin në Policinë e Vlorës.

Sipas saj, personi që e përdhunoi dhe e la shtatzanë nuk ishte babai, por fqinji i saj i moshuar, të cilin nuk e ka denoncuar nga frika se mos e vriste. “Nuk ia di emrin, ai më kërcënoi,” mësohet të ketë thënë vajza.

Për të justifikuar shtatzanë, e cila shkoi deri në muajin e gjashtë kur dhe u abortua, adoleshentja tha se kishte akuzuar më kot babanë e saj.

Por, policia ka dhënë ndaj babait të saj, Vait Çinaj, masën e arrestit me burg ndërkohë. 41 vjeçari u dorëzua me iniciativën e tij në 6 nëntor 2016 dhe policia bëri ndalimin e tij për arsye se më datë 4.11.2016 vajza e tij, Xh.Ç., 17 vjeçe, e kishte kallëzuar për marrëdhënie seksuale me të rreth 5-6 muaj më parë.

Familja Çinaj jeton në kushte shumë të varfra ekonomike.