Vdes një i pastrehë në Mitrovicë

08.01.2017 14:03:16

Gjatë natës së mbrëmshme, si pasojë e temperaturave të ulëta, ka vdekur një i pastrehë në qytetin e Mitrovicës.

Sipas burimeve të Telegrafit, i ndjeri Hetem Beqiri (Heta) nuk kishte përkujdesje familjare as institucionale dhe jetën e kaloi duke bredhur rrugëve të qytetit.

Trupi i të ndjerit është gjetur i ngrirë nga kalimtarët e rastit në qytetin e Mitrovicës.