Motra e Stresit, Tahirit: Shikoje VIDEON deri në fund, atë tjetrin pse nuk e shpall në kërkim?

08.01.2017 13:59:06

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi. Reagime të shumta kanë ardhur në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa vetë këngëtari Stresi e ka quajtur si një sulm personal që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i bën atij dhe familjes së tij.

Një tjetër reagim ka ardhur nga motra e Stresit. Fatjona Lusha në profilin e saj në Facebook ka bërë publike një video në të cilën duket këngëtari tjetër, Rigels Jaku ose siç njihet Noizy që qëllon me pistoletë, por askush nuk e shpall në kërkim.

“Në fund të videos është edhe ai tjetri Noizy që gjuan me pistoletë 3 herë në ajër! Po ai pse nuk shpallet në kërkim! Ndyrësirat, as shanse nuk kanë ti afrohen”, shkruan ajo në Facebook.

Image