Goditet në Shkodër një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike marijuanë, në Pikën Kufitare Muriqan dhe janë arrestuar 3 shtetas. Në pranga kanë rënë shtetasit; Edmond Mulgeci, 57 vjeç; banues në Tiranë; Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë dhe Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve, më datë 07.01.2017 pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobus i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin Ekrem Burovci shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.
Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brënda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim”.






































