Nga Liridon Amidi
7 marsi njihet si dita e mësuesit, sepse me 7 mars 1887 u hap mësonjëtorja e pare ne gjuhen shqipe ne Korçë. Mësuesi I pare I saj ishte Pandeli Sotiri. Atëherë kjo date simbolizonte një përkushtim te thelle te disa individëve te arsimuar edhe te paarsimuar qe e flijuan jetën e tyre për fëmijë, duke ia kushtuar tere jetën arsimit te tyre dhe edukimit te tyre.
Vlera e mësuesit ishte aq e madhe sa qe si fëmijë ëndërroje te bëheshe mësues ne te ardhmen. Tani kjo vlere thuaj se ka marre një tjetër kuptim, tani janë mbushur shkollat përplot me mësues dhe kane mbet një mase e konsiderueshme e nxënësve.
Te flasim për Luginën.
Atje ku shkollat shqipe janë te stërmbushura me mësues/se te rinj, vetëm e vetëm për t’mos e humb një votues te rregullt një parti ne pushtet. Shkollat tërësisht janë te kapura nga politika e pushtetit. Kush vjen ne pushtet heq nga puna ata qe janë fut ne shkolla nga pushteti I kaluar, një zakone qe po behet tradite. Mësuesi nuk duhet ta humb vlerën e tij, por veçse ne këto ane e kane humbur tërësisht një vlere te te qenurit mësues. Sot te rinjtë janë pak nga ata qe pranojnë një titull te tillë. Ngase mësuesi sot shkon ne shkollë te jap mësim me duar bosh, ne xhepa, por edhe mendjen diku tjetër dhe jo tek nxënësit. Sot kollaj mësuesin mund ta besh nervoz, edhe nëse pak zhurme bene ai te përjashton nga ora. Dmth, mundi I një mësuesi ka humb tërësisht, nuk janë ata mësues qe me tere ambiciet e atëhershme edhe pse shumica nuk kane qene te shkolluar për shkak kushteve te atëhershme, kane dit se sit e sillen me nxënësit, kane dit se si ta bëjnë orën atraktive dhe kane dit se si te jene me te edukuar se një nxënës. Për fat te keq sot 7 marsi ne Lugine, nuk ish dashtë te festohet e urohet, sot ish dashtë te ketë ndonjë protestë te madhe, dhe ndonjë ngushëllim për ata mësues qe ia morëm titullin dhe e përdhosem pa turp.
Sot duhet kuptuar se shkollat janë te kapura nga politika, dhe mësuesit janë direkt te politizuar, për shkak kësaj është politizuar edhe ora e mësimit.
Një kapje e tillë, dhe një përkushtim I mësuesit ndaj politikes e jo ndaj nxënësit, ka pru ne rënie masive te nxënësve ne Lugine për 10 vite numri I nxënësve është përgjysmuar nga 10954 ne 6073.