Çka nuk mund të quhet politikë nacionaldemokratike në Kosovë?

09.12.2017 22:35:53

Nga: Ahmet Asani

Nuk mund të jetë politikë nacionale, e as demokratike likuidimi i kundërshtarëve politik ! Nuk mund të jetë politikë nacionale as demokratike korrupcioni e vjedhja e pasurise shoqerore! Nuk mund të jetë politikë nacionale, as demokratike grabitja dhe haraçi!

Nuk mund të jetë politikë nacionale, as demokratike injorimi, mospranimi e nxitja e shtetasëve të Kosovës kundër simboleve të shtetit të Kosovës! Nuk mund të jetë politikë nacionale as demokratike demtimi i makinave te nderkombetarëve, djegia dhe shkaterrimi i objekteve fetare dhe atyre shtetërore!

Nuk mund te jetë politikë nacionale as demokratike e as njerëzore, injorimi i figurës se Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova! Nuk mund te jetë politikë nacionale as demokratike e as njerëzore, injorimi i keshillave e rekomandimeve qe vijnë nga miqt tane si SHBA, GJERMANIA, AUSTRIA etj.

Nuk mund te jetë politikë nacionale as demokratike urrejtja ndaj subjekteve kosovare me ideologji politike autoktone, subjekte keto te cilat kanë bazë nacional demokracine shqiptare dhe ate perendimore, e nuk kanë asgje te perbashket me bolshevizmin rus e as me stalinizmin enverist!
Nese shqiptaret mesohen ti injorojnë e mos ti respektojne simbolet, ligjet, istitucionet, figurat historike dhe miqt e Republikes se Kosovës, te kesaj Republike e cila u fitua me shume pune, mund, burgje, luftë, deshmorë, viktima e angazhim politik e ushtarak te shteteve me te civilizuara te botes, atehere shtrohet pyetja: a mos vall pret dikush qe serbët e Kosoves duhet ta respektojnë dhe ruajnë Kushtetuten, Flamurin, Institucionet, teresine teritoriale te shtetit te Kosovës dhe miqesine me SHBA-të e BE-në?!