Çka të bëjmë më këtë liri?

12.11.2020 22:07:07

Nga Skënder MULLIQI

20 vite pushtetmbajtësit , po na prodhojnë jo funksionalitet në relacion më udhëheqjën e shtetit.Që nga koha e lirisë në vitin 1999, deri në ditët e sotme jemi duke shkuar në drejtim të degradimit, defunksionalizimit dhe te fregmanterizmit , duke bër të pamundur edhe ekzistimin si shtet. Qytetarët për gjithë këto vite gabuan që legjitimuan një shtet të tillë , të pakicës në pushtet.Ata janë duke i ndier në lëkurën e tyre brutalitetin e një sistemi më defekte, që po prodhon pasiguri dhe mos ndryshim të gjendjës së rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë. Mbrendija e shtetit dhe aparatit është që njerëzve tu garanton siguri , në një territor të caktuar , duke iu zgjedhur edhe problemet më të cilat ballafaqohën.Kjo klasë politike nuk është e zoja që të gjënë mekanizma të cilët kishin më ba punë , si përgjigje në gjithë problemet e grumbulluara dhe më pandeminë aktuale më të cilën po përballemi .E gjitha ajo që kemi pritur të Kosova e pasluftës , është që gjerat të duken shumë më normale .Ky shtet po mbahet në këmb në saje të takspaguesve , edhe pse po zhvatet qdo ditë në menyrë të pamëshirshme dhe shumë të quditshme.Ne Kosovë nuk u zgjodhen më votën e lirë njerëzit më të parshtatshem, njerëzit e dijës dhe kreativitetit, të cilët do të kishin krijuar gjendje të normalitetit.Pushtetet e deritashme nuk konstribuan që kjo gjendje e betonizuar të ndryshohet.Gjerat janë polarizuar më të gjitha parametrat e saj, dhe nuk sigurojnë kurrfarë sigurie individuale dhe as kolektive.Shoqëria po rrëshqet ne anarshi, ku secili po bënë përpjekje të shpëton nga ekzistenca e lakuriqësuar. Kur anija fillon të mbytet , secili kërkon shpëtim duke u larguar nga të gjitha anët dhe ku mundet.Kontraditat, hajnit, jo produktiviteti në të gjitha sistemet, pandemia e cila po merre përmasa shqetesuese dhe veshtirë të mënagjueshme , po bën që të përjetojmë vjeshtën dhe dimrin më rëndë të pasluftës.Njerëzit janë lodhur nga skami dhe mjerimi social, ose varfëria që na prodhuan strukturat politike në pushtet.Paradoksi i Kosovës, e ka kaluar rubikonin e natyrës së krizave , tash po shohim së si shumë njerëz tanë qdo ditë po humbin jetën në përballje më COVID 19. Numri i të vdekurëve nga virusi është bërë tepër i madh.është e quditshme diqka të njerëzit tanë.Me shumë interesohen për gjërat dhe ndodhit në vendet tjera së , sa në vendin dhe ne mesin e tyre.Po i transcdentojmë problemet tona të shumta më asgjë të rëndësishme.Jeta në këtë nën qiellin tonë nuk duket si në filmin e valëve të ërrëta, por duket shumë më e zymtë.është koha që ky popull të beson në gjëra reale , e jo të mashtrohet më gjera imagjinare të kësaj kaste politike. Bie pyetja në të cilën ju duhet dhënë përgjigje adekuate lexues të nderuar. Çka të bëjmë më këtë liri?