Bahtiri: Shpend Ahmeti të merret me punët e komunës së tij, e cila është ngulfatur nga rastet me COVID-19

12.11.2020 22:04:32

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka reaguar kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti duke i thënë që të merret me punët në komunën e tij, dhe jo me problemet në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se kryeqyteti duhet të jetë shëmbull i menaxhimit të puëve.

“E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta. Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19.Kryeqyteti në rrethana normale duhet të jetë shembull për menaxhim të punëve komunale, por si duket kryetari Ahmeti ka tjera prioritete”, shkruan Bahtiri.

Ndryshe, Pas lajmit që Mitrovica Jugore, nuk do të ketë masa të orës policore përkundër që konsiderohet zonë e përhapjes së coronavirusit, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti e ka quajtur “çështje negociatash dhe bindjesh”, vendimin e Zemajt, pasi citoi Bahtirin duke thënë se “kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”.

“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse sipas Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh! P.S. Urime Mitrovicë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, vendimi për të mos e konsideruar Mitrovicën “zonë e kuqe”, erdhi pas takimit të Bahtirit me Zemajn