Katër të vdekur dhe 108 raste të reja me COVID-19 në Serbi

18.08.2020 15:20:36

Serbia ka regjistruar numër treshifror të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar 108 raste të reja në 24 orët e fundit, raporton b92.

Në këtë periudhë janë kryer gjithsej 9.186 testime. Numri i përgjithshëm i personave të testuar është 821.106, dhe numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është 29.890, transmeton Telegrafi.

Katër persona të tjerë vdiqën në shtetin serb si rezultat i infeksionit të coronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 681 gjersa 64 persona gjenden në respiratorë.