Sulm në Prishtinë, arrestohet një person

18.08.2020 15:38:04

Një person është arrestuar pasi ka tentuar të sulmoj fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:35, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes janë gjeturdhe konfiskuar një thikë dhe një shifër metalike.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje ka tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.