Marko Gjuriq: Zgjedhjet në Kosovë uverturë për radikalizim

12.05.2017 09:28:13

Frikohem që zgjedhjet në Kosovë do të thotë humbje kohe për dialog mes Prishtinës e Beogradit, si dhe radikalizim politik, jo vetëm gjatë kohës parazgjedhore, por edhe me formimin e qeverisë së re.

Kështu deklaroi Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, i cili vlerësoi se Brukseli ka humbur autoritetin në Prishtinë, njoftojnë mediat serbe.

Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë kanë shërbyer si një lloj moratoriumi për dialog dhe zbatimin e asaj që është arritur në marrëveshje.

Ndërsa në pyetjen se kur mund të pritet vazhdimi i dialogut, ai theksoi se ky është mjeti i vetëm për zgjedhjen e mospajtimeve.

Tutje, lidhur me “Srpska Lista”, në përgatitjen e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Gjuriq theksoi se Beogradi nuk do të përzihet në organizimin e tyre të brendshëm politik.

“Jam i bindur se ‘Srpska Lista’ këtë herë në përzgjedhjen e kuadrove do të veprojnë me shumë kujdes e me mençuri”, shtoi Gjuriq për mediat serbe.