Delegacioni nga dhoma e përfaqësuesve të SHBA-ve viziton Kosovën

Delegacioni nga dhoma e përfaqësuesve të SHBA-ve viziton Kosovën

12.05.2017 09:24:00

Një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve po viziton Kosovën, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, do ta udhëheq delegacionin.

Ata do të takohen me ministrin e Punëve të Jashtme në dorëheqje, Enver Hoxhaj, si dhe kryeministrin në dorëheqje, Isa Mustafa.