Ç’koiçidencë ; sonte vetëm armiqët e kombit, m’sillën n’mëndje-vërdallë !

05.04.2019 19:35:15

Vasa Qubrilloviqi :

“Luftën për shfarosjën & zhdukjën e shqiptarëve e humbëm, ngase u mundëm nga Nanat shqiptare” (aludimi në aftësinë & vetitë natyrale të nanave shqiptare për lindshmërinë) ! Tani, nuk i kemi Qubrilloviqet mbi kokë, kemi t’njëjtat veti të nanave tona, por kemi një kastë kriminale shqipëfolëse n’shtet-kapje, që po dëmton dhe rrezikon qenjën tonë kombëtare, ma shumë se sa vetë armiku shekullor ! Si pasojë & konsekuencë e kapjes së shtetit nga bandat e dala nga lufta, Kosova po zbrazët, shqiptarizmi i saj p’o zvetnohet, komb & atdhe po shkretënohen para syve tanë, e dhimshme kjo…! Atë që s’ia dolen programet dhe memorandumet serbe, në luftë për pakësimin e shqiptarëve si komb, në luftë për debimin e tyre nga trojet etnike stergjyshore dhe në zhdukjen si specie, p’o i’a delë mbanë dhe sukses’shëm, PAN-i i sotëm, alias ; bandat e dala nga lufta. Cvijiqi, Garashanini, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi dhe Millosheviqi do t’i mrekulloheshin & përkulëshin, “suksesesve” të “Kapo-bandave” të dala nga lufta në realizimin e planeve të tyre anti-shqiptare në shkretënimin e kës pjese t’Shqipërisë natyrale (Kosovës) ! Kapo bandave, n’krye të së cilave janë : Hashimi, Kadria, Ramushi, Fatmiri, Jakupi, Xhaviti, Azemi, do u’a kishte lakmi edhe vetë Millosheviqi për spastrimin e Kosovës nga shqiptarët që po e bëjnë err & terr ! Se kapësit e shtetit, po punojnë kundër Kosovës dhe shqiptarëve, kjo tanimë ; po shihet e dihet botërisht, Se kapësit e shtetit, po punojnë n’dobi dhe n’inters t’Serbisë, edhe kjo po shihet e dihet botërishtë…! Ajo që s’dihet ende 100%, është : Janë renegatë, apo vazal të armikut tonë shekullor, dhe si të tillë, edhe të instaluar n’maja të piramidës shtetërore të Republikës së Kosovës, si kapës të shtetit ? Ose, n’rastin m’a t’butë të mundshëm ; Janë t’padijshëm, injorantë dhe aksidentalisht të imponuar n’konekstin e dhënë historik, për fatin tonë të ligë ; si komb & atdhe ! Këtyre u bëni argatin, planeve të tyre u sherbeni, ju shkretënuesit e Dardanisë Antike-Kosovës ; Hashim, Kadri, Ramush & Co !