Thaçi: Vdekja e veteranës Fetnete Ramosaj është humbje e madhe

05.04.2019 19:01:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Ramosaj për vdekjen e Fetnete Ramosaj.

Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se vdekja e veteranës Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj

Vdekja e hershme e bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Fetnetja ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj“, ka shkruar ai.