Clark: Është në interes të vendit dalja e shpejtë nga kriza

02.04.2017 10:43:08

Helen Clark sekretarja e përgjithshme në Kombet e Bashkuara, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë ka folur rreth krizës politike në Maqedoni, për të cilën tha se sa më shpejtë të zgjidhet është në interes të vendit. Ajo gjithashtu tha se OKB-ja pret zgjidhje të shpjetë të krizës, por në kuadër të Kushtetutës së vendit dhe me respektim të vullnetit të qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga pikëpamja e Kombeve të Bashkuara, ne vërtetë do të donim të shihnim zgjidhje të shpejtë të krizës në pajtim me Kushtetutën, për shkak se votuesit presin që vullneti i tyre të respektohet. Në interes të vendit është të gjindet dalje nga kriza politika, aq më shpejtë sa është e mundur në pajtim me Kushtetutën”, deklaroi Helen Clark.

Clark ka folur edhe për ndotjen e ajrit në Maqedoni, ku tha se është e çuditshme që një vend i vogël të ketë 3 qytete ndër 10 më të ndoturit në Evropë.

“Është e pabesueshme që një vend i vogël ka 3 qytete ndër 10 më të ndoturit në Evropë. Por sigurisht se ka përgjigje edhe për këtë. Përgjigjet nuk janë çdo herë të lehta dhe zakonisht tregojnë për nevojën që të ndryshohet diçka, si për shembull politikat ose ligjet dhe rregullativat, por edhe sjellja e qytetarëve”, shtoi Clark.