Clinton dhe Trump nga New Yorku ndjekin rezultatet

08.11.2016 18:23:31

Dy kandidatët për garën presidenciale në Amerikë, rezultatet finale të votimeve do t’i presin nga qendrat e fushatave të tyre në New York.

Mëngjesin e nesërm amerikanët do të zgjohen me një nga dy opsionet që ju ofruan për të përzgjedhur të ardhmen e tyre.

Nëse fituese do të jetë zonja Clinton, atëherë del se amerikanët kanë vendosur që të ecin rrugës së demokratëve duke e vazhduar punën në masë të madhe për politikat e paraardhësit Obama. Ndërkohë, nëse fitues del Trump, kuptohet që mendimet e tij kanë qenë të ndryshme nga kundër-kandidatja, duke nisur që nga politikat e migrimit e deri të ekonomia e re për vendin.

Përndryshe, Presidenti i 45-të i SHBA-ve detyrën do ta fillojë me ceremoni betimi më 20 janar. Ceremonitë e betimit të presidentëve zhvillohet e hapur për popullin në kopshtin e Kongresit amerikan. Mbyllja e kutive të votimit do të fillojë nga ora 19:00, ndërkohë që varësisht nga shtetet do të vazhdojë deri në mesnatë. Pritet që qartësimi i rezultateve të jetë i shpejtë.