Clinton kundër Trump: Një zgjedhje mes joinspirueses dhe të papërshtatshmit

30.07.2016 15:54:26

Nga Michael Gerson

Capture

Java e konventës së Hillary Clinton, paraqiti dy nga folësit më efektivë të Partisë Demokratike, duke ofruar imazhe dhe emërime të ndryshme. Në versionin e Bill Klintonit, ajo është një “ndryshuese” e cila “nuk është kurrë e kënaqur me status quo-në”. Ndërsa në tregimin e Barack Obamës, ajo ka “inteligjencën” dhe “gjykimin” për të vazhduar përpara idealet e administratës së tij në një mandat të tretë, sepse status quo-ja është shumë e mirë.

Kur më në fund erdhi në qendër të vëmendjes, kandidatja ishte shumë vetvetja-një njeri shumë këmbëngulës që avokon gjysmë liberaliste. kjo është më afër përshkrimit të Obamës se sa burrit të saj. Në Filadelfia, ajo ka marrë vendimin për ta prezantuar veten si konvenciale, normale dhe të sigurtë, në kontrast të thellë me një njeri të vogël dhe të paqëndrueshëm “të udhëhequr nga frika dhe krenaria”.

Nëse kjo është një zgjedhje normle- në të cilën përbërja e elektoratit dhe pjesjmarrja e grupeve  të ndryshme përputhet me zgjedhjet e fundit presidenciale, argumenti i Clinton duhet të jetë i mjaftueshëm. Nëse kjo është një zgjedhje anti-krijimit të valëve, ajo ka profilin politikë më të keq të mundshëm, fale rinisë së saj mbretërore gjatë Revolucionit Francez.

Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me kornizën ideologjike të Clintonit. Poshtë me bashkimin e qytetarëve! Ndryshimi klimatik është i vërtetë! Rritja e pagës minimale! Kolegj falas për të gjithë! Clinton e quajti këtë agjendë “të guximshme”, gjë që është e vërtetë në të njejtun mënyrë që Donald Trump e quajti veten “një njeri vërtetë i zgjuar”.

Ajo nuk tha asgjë krijuese që nga faza kur kishte ofenduar mbështetësit e Bernie Sanders (përpos atyre që besojnë se Amerika duhet ta mbrojë veten me vetëdrejtësi të ashpër, sesa me armë.).

Clinton humbi hapjen e saj më të mirë kur duhej të përshkruante idealet unifikuese të Amerikës. Në Cleveland Republikanët në mënyrë tronditëse dhe shqetësuese e lanë këtë tokë retorike të lirë. Në fjalimin e tij të konventës, Obama me shkathësi e mori këtë pikë. Por Clinton nuk mund ta mbante këtë. Ajo e tensionuar u konsultua me një muzikantë të Brodway dhe krijuan një slogan ” së bashku më të fortë”.

E kuptoj se frymëzimi nuk është “gjëja” që Clinton mund të bëj. Por një kandidat ka javë dhe muaj për të krijuar një fjalim të paharrueshëm konvente. Procesi i shkruajtjes së fjalimit të Clinton- që përfshinë disa shkrimtarë të mirë dhe shumë mbikqyrës politike. Fjalimi dukej më shumë si produkt i një komiteti që ju mund ta figuroni në shënimet “Post-it”.

Në rast se e marrim rastin e saj në të ardhmen e Amerikës, Clinton theksoi librin e saj “Duhet një fshat” botuar në vitin 1996. Komunitarizmi liberal i gjetur në ato faqe nuk dukej veqanërisht i përshtatshëm për shtrirje të të bardhëve në klasën puntore, nëse ky ka qenë një nga qëllimet e saj. Në përpjekjen e saj për të identifikuar me një njeri të zakonshëm të kartonave me kravatë të kaltërt, fokusi i saj ishte në ekonomi. Verzioni progresv i “Homo economicus” lë jashtë çështjet kulturore në tërësi. Çfarë sigurie jep Klinton që elitat demokratike tolerojnë edhe pikpamjet më konservative, në, të themi në abort? Cili ishte verzioni i saj i uniformave shkollore, ose reformën e mirëqënies, simbolet e burrit të saj të informimit nga kulturat konservative? Si një çështje politike, centralizimi demokratik është ende i vdekur.

Mbrojtja e nderit të ushtrisë kundër talljeve të Donal Trump ishte efektive dhe e nevojshme. Por kjo nuk llogaritet si terren i politikave të reja. Në mënyrë të ngjashme përmendja e besimit të saj metodist ishte një përmisim në heshtjen laike të Trump. por kjo ishte e shkurtër dhe e papërshatshme për pjesën tjetër të arsyetimit të saj- më shumë një zbukurim se sa një themel. Fjalimi shkëlqeu në mënyrë të sulmit, duke hedhur poshtë Trump si punëdhënës i përgjithshëm, shkelës i aleancave, furnizuesin e mezogjinisë rastësore, karremi i twiterit qe duhet të mohonte kodet bërthamore. Fakti që aspektet më negative të vërejtjeve të Klintonit ishin të paharrueshme thotë diqka. Ajo është një luftëtare, dhe Demokratët duken të lumtur për politikën e tyre si një boks kafazi.

Në fjalimin e saj, ajo vuri gishtin në elementin më të frikshëm të apelit Trump ” Themeluesit tanë luftuan një revolucion dhe krijuan një kushtetutë që Amerika kurr nuk do të jetë një shtet ku një njeri ka të gjithë pushtetin”. Është e drejtë të thuhet se themeluesit do të kishin mbajtur tezën kryesore të kandidaturës së Trump- premtimi i një njeriu mbi kalë për të shpëtuar një komb të friksuar dhe të shtrirë në shpinë. Fakti që një nga sulmet më të forta mbi kandidatin republikan është mbrojtje e vetëqeverisjes, gjithashtu thotë diqka.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm politik. Çdo konkurrent i arsyeshëm republikan për president, përveq Trump-it do të kishte mposhtur Clinton lehtësishtë. Çdo konkurrent tjetër i arsyeshëm përpos Clinton mund të mposhte lehtësishtë Trump-in. Palët në urtëinë e tyre kanë zgjedhur të pabesueshmen kundër jostabiles, joinspiruesen kudër të papërshtatshmes. Bëni zgjedhjen tuaj!/Washington Post (Përktheu nga anglishtja fokusi.org)