Tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale, dëbohen nga Kosova

30.07.2016 15:55:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vermicë raportohet se  dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull rom, shtetas të Shqipërisë kanë hyrë ne territorin e Kosovës nga Shqipëria, në mënyrë ilegale.

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe pas konsultimit me të, të dyshuarit janë dëbuar nga territori i Kosovës.