Cliton: A nuk mund ta qëlloni me dron këtë djalë?

03.10.2016 20:51:53

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka konsideruar një sulm të telekomanduar ndaj Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, nga i cili kanë rrjedhur mijëra dokumente diplomatike amerikane.

Kandidatja demokrate për President të SHBA-ve, thuhet në një raport, se ajo ka kërkuar që të sulmohet me dron Assage në kohën kur ishte sekretare e Shtetit.

Sipas ekspertëve, zonja Clinton dhe Departamentit Amerikan i Shtetit ishte nën presion të vazhdueshëm dhe dëshironte që Assage të heshtte.

Rreth 250 mijë kabllograme diplomatike janë zbuluar Wikileaks, kabllograme që nisnin nga vitit 1966 deri në vitin 2010, të quajtura CableGate. Këtë e ka publikuar vetë Wikileaks.

Departamenti i Shtetit është vënë në presion nga Shtëpia e Bardhë por edhe nga shtetet e huaja për të detyruar Assange që të heshte, transmeton oranews.

“Nuk mund ta qëlloni me dron këtë djalë?”, pyet Clinton, sipas burimeve të paidentifikuara të departamentit të Shtetit.