Shqipëri: Monika Kryemadhi: Mazhoranca peng i krimit. Punë të mbarë bandave!

25.10.2017 12:39:58

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot në sallën e Kuvendit se ka votuar pro arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahirit. Gjayë fjalës së saj, ajo akuzoi mazhorancës se nuk është në gjendje që të shkëputet nga krimi dhe se po e lejon bandat që të vazhdojnë aktivitetin e tyre.  Sot mazhoranca humbi shansin pëer të treguar se është kundra krimit. Ky parlament me ngjan si korporata e latifondistëve të hashashit.

“Sot treguat që nuk shkëputeni sot nga krimi dhe me votën tuaj treguat se i jepni shanse krimit dhe drogës. Treguat që keni frikë nga e vërteta dhe që jeni peng i krimit dhe i trafikut të drogës. Sipas Komisionit të Venecias, thuhet se Këshillimi i Mandateve nuk shqyrton provat, por veprimi tregon se mazhoranca nuk do që të realizojë reformën në drejtësi dhe ta kthejë atë në një vegël të trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar.

I themi punë të mbarë të gjitha bandave, por jam e bindur që shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet hipokrite që bëni dhe se si bandat kriminale po drejtojnë vendin!”, tha Kryemadhi.