Shqipëri: Kuvendi voton kundër arrestimit të Sajmir Tahirit

25.10.2017 12:36:31

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me shumicë votash kundër kërkesës së Prokuorisë për autorizimin për arrestim të deputetit Sajmir Tahiri.

Me 75 vota pro dhe 60 kundër Kuvendi miratoi raportin e deputetëve të maxhorancës, anëtarë të komisionit të mandateve të cilët kërkuan hetim në gjëndje të lirë por jo arrestim të Saimir Tahirit.

Ndërkohë me 75 vota është rrëzuar kërkesa e opozitës për arrestimin e deputetit Tahiri. 60 deputetë votuan pro.

Në kuvend nuk ishin të pranishëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Tom Doshi dhe Vangjel Tavo dhe Agron Çela i LSI-se.  Të pranishëm në Kuvend ishin 134 deputetë.