Çmendet Unitedi: paguan klauzolën e Neymarit, i ofron pagë marramendëse (Foto)

27.03.2017 09:45:36

Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë klauzolën e Neymarit

Jose Mourinho pritet të bëjë çmendurinë gjatë verës. E përditshmja spanjolle “Sport”, bën të ditur se trajneri portugez e dëshiron me çdo kusht Neymarin në “Old Trafford” dhe për këtë është i gatshëm të paguajë klauzolën e lojtarit, që është 200 milionë euro.

Kështu, Neymar do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, epitet që momentalisht e mban ylli i Manchester United, Paul Pogba, i cili gjatë verës që lamë pas u transferua nga Juventusi.

Bëhet e ditur se “Djajtë e Kuq” kanë përgatitur një ofertë marramendëse për brazilianin.

Nëse Neymar transferohet në United, do të bëhet lojtari më i paguar në Premierligë, duke fituar 415 mijë dollarë në javë. /Express/