Senatori amerikan: Ekziston rrezik i madh për luftë në Ballkan

27.03.2017 09:20:02

Senatori amerikan dhe kryesuesi i komitetit të Senatit për forcat e armatosura John McCain, ka deklaruar se është shumë i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan.

Ai ka paralajmëruar se SHBA këtë javë do të ratifikojë Protokollin për hyrje të Malit të Zi në NATO.

“Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime të krizës”, ka thënë McCain për portalin European Western Balkans (EWB) në forumin e Brukselit të fondit gjerman të Marshallit në SHBA, përcjell gazetametro.net

Ai njëkohësisht vuri në pah rëndësinë e pranimit të Malit të Zi në Aleancë duke shprehur bindjen se SHBA’të do të ratifikojnë Protokollin për hyrjet Malit të Zi në NATO këtë javë.

Me këtë rast, McCain ka përmendur se gjenerali Curtis Scaparrotti, komandant i komandës amerikane në Evropë, i ka thënë se mos hyrja eventuale e Malit të Zi në NATO do të ishte katastrofë absolute si dhe pasojat do të ishin që do të tronditej i gjithë rajoni edhe ashtu jostabil.

Njëkohësisht ai ka shtuar se është mirë e njohur se rusët tentuan grushtet në Mal të Zi dhe se ai grushtet nuk pati sukses.