Çmimi 200 euro për testin për Covid-19, shefi i partisë i reagon Zemajt: Virusi nuk është luks

31.08.2020 14:31:46

Kreu i LDK-së Isa Msutafa ka reaguar sot pas raportimeve se testet PCR për Sars-Cov-2 të cilat po bëhen në laboratorin privat “Medical & Laboratori Services”, që është nën pronësi të vajzës së Blerim Devollit, po iu kushtojnë qytetarëve kushtojnë 200 euro.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve.

Sipas tij institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët, pa dallim.

Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar. IM