Zemaj: Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë

31.08.2020 13:38:35

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Mjekimin Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

Zemaj ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë.

“Ky përkushtim, kjo punë tregon se ne mund të bëjmë ta pamundurën që ta luftojmë pandeminë. Po ashtu të përcjellim mesazhin, atë që po e themi çdo ditë, që të jemi të kujdesshëm dhe të mos bëhemi për trajtim në klinikë dhe ta rëndojnë punën edhe detyrat që i kanë mjekët tanë. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar kam kërkuar që ta rrisim kapacitetin e mbështetjes profesionale, duke dërguar edhe asistencë”, ka thënë ministri para mediave.

Zemaj ka thënë se në mungesë të anesteziologëve, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë përkrahje rritjes së specializimeve dhe në një afat shumë të shkurtë edhe ata do të kontribuojnë në luftimin e pandemisë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se deri tani janë licencuar 120 laboratorë për të kryer testimet për COVID-19, dhe se janë në proces të licencimit edhe të disa laboratorëve tjerë.