CNN: Një amerikan në mesin e të plagosurve në klubin e Stambollit

01.01.2017 23:28:00

Kërkimet për sulmuesin e klubit të natës në Stamboll ende po vazhdojnë, kurse CNN raporton se kryeministri turk shpreson se ai do të gjendet së shpejti dhe se në mesin e të plagosurve është edhe një shtetas amerikan.

Së paku 39 njerëz u vranë mbrëmë në klubin e natës “Reina” në natën e ndërrimit të moteve në Stamboll. Edhe 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton lajmi.net. .

CNN thekson se një amerikan është në mesin e të lënduarve, por deri me tash nuk dihet nëse është shtruar ose jo në spital.

Edhe zyrtarët amerikan sulmin në Stamboll e kanë karakterizuar si terrorist, i parë këtë vit, shton CNN.