Conmebol do t’i dorëzojë trofeun Chapecoenses

02.12.2016 12:11:26
Players of Brazil's Chapecoense celebrate after defeating Argentina's Independiente in a penalty shoot-out during their Sudamericana Cup match at the Arena Conda stadium, in Chapeco, Brazil, on September 28, 2016. / AFP / NELSON ALMEIDA (Photo credit should read NELSON ALMEIDA/AFP/Getty Images)

Federata Amerikano-Jugore ka miratuar kërkesën e Atletico Nacional për t’ia dhënë trofeun e Copa Sudamericana skuadrës së Chapecoenses. Tragjedia ajrore ku mbijetuan vetëm tre lojtarë të skuadrës braziliane tronditi jo vetëm futbollin brazilian por gjithë botën dhe skuadra tjetër finaliste, Atletico Nacional e Medellin, kërkoi që trofeu të shkonte për bardhjeshilët. Federata Amerikano-Jugore e ka pranuar në parim kërkesën ndërsa Kupa do të dorëzohet zyrtarisht pas mbledhjes së Këshillit Drejtues në 21 Dhjetor.

Presidenti i Comnebol, Alejandro Dominguez nuk është shprehur ende në lidhje me këytë çështje, por ai e cilësoi një gjest fisnik atë të Atletico Nacional që edhe pse për herë të parë në një finale të tillë, kërkoi me çdo kusht të nderonte me trofeun prestigjoz gjithë viktimat e tragjedisë ajrore të pak ditëve më parë. Gjithsesi, edhe në rast se kjo kërkesë nuk pranohet, klubi nga Medellin ka bërë me dije publikisht se do ta luajë finalen por do të humbasë në fushën e lojës. Në çdo rast, trofeu do të shkojë në shtëpinë e skuadrës braziliane dhe kjo garanton më shumë të ardhura për klubin momentalisht në krizë pasi sezonin e ardhshëm, Chapecoense do të marrë pjesë ne Kupën Libertarores.