Shtallat drejt përfundimit, pritet edhe furnizimi me lopë qumështore

02.12.2016 12:09:55

Projekti për ndërtimin e shtallave, ka hyrë në fazën finale, pasi dhjetë shtallat e parapara, janë ndërtuar, ndërsa edhe furnizimi me lopë qumështore është drejt finalizimit. Disa nga fermerët përfitues, sot i ka vizituar drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, i cili edhe i ka informuar për ecurinë e mëtutjeshme të përfundimit të këtij projekti.

Sipas drejtorit Hoxha, janë ndërtuar dhjetë shtalla, ndërsa të dhjetë përfituesit, do të furnizohen edhe me nga pesë krerë lopë qumështore, duke ju ndihmuar kështu në hapjen e shtallave të reja dhe rrjedhimisht, përmes kësaj përkrahje edhe punësimin e një numri të caktuar, të atyre që angazhohen në këto shtalla.

“Investimi në bujqësi është investimi më me interes për zhvillimin ekonomik dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e furnizimit të tregut dhe konsumimit të produkteve vendore”, tha drejtori Hoxha, sipas të cilit, investimet në bujqësi, do të vazhdojnë të mbesin prioritet për qeverinë Begaj, edhe në vitin tjetër.

Projekti i ndërtimit të shtallave, është realizuar në bashkëfinancim me dhjetë fermerët përfitues, ndërsa vet fermerët janë shprehur të kënaqur me ecurinë e realizimit të këtij projekti dhe presin që brenda vitit të fillojnë me punën e tyre në shtalla.

Sipas drejtorit Hoxha, kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin me lopë qumështore dhe pritet që shumë shpejt të realizohet edhe kjo pjesë e projektit të drejtorisë, dhe për këtë qëllim, është realizuar edhe kjo vizitë, në mënyrë që fermerët të jenë të informuar në tërësi, deri në realizimin e projektit.