Conte sqaron: Me Costen gjithcka eshte “ok”

15.01.2017 13:21:57

Antonio Conte sqaron  sherrin e supozuar mes tij dhe Diego Costa. Disa ditë më parë u raportua nga mediat se mes trajnerit të Chelsea dhe sulmuesit të tij kryesor ka pasur një debat me tone të ashpra. Dicka te tillë u duke se e konfirmoi mungesa  e 28-vjecarit në takimin kundër Leicester. Por, në fakt e vërteta është krej ndryshe dhe për t’u dhënë fund këtyre dilemave është vetë Conte ai që sqaron situatën.

“Gjatë seancës stërvitore Diego ndjente dhimbje në shpinë. Kështu që atij iu desh të braktiste stërvitjen. Në lidhje më zërat se ai ka pasur një debat me mua dhe më përgatitësin atletik, mund tju them se këtu nuk ka asgjë të vërtetë.”

Në lidhje më zërat për një interesim të skuadrës kineze Tianjin Quanjian për sulmuesin e kombëtares spanjolle, Conte pohoi se nuk ka asnjë informacion, duke shtuar se nëse ekziston një gjë e tillë është i sigurt se braziliani nuk dëshiron të largohet nga Chelsea.