Trump paralajmëroi që takimi i parë i tij si president do të jetë me Vladimir Putin!

15.01.2017 13:41:29

Pak kohë pas zgjedhjes së Trump-it president, shërbimet sekrete të Amerikës treguan për ndikimin që kishte Rusia, dhe presidenti i saj Putin në këto zgjedhje. Në këtë situatë, amerikanët menduan se Trumpi do të distancohej nga Rusia dhe diktatori Putin, marrdhënie e cila tani shihet me paragjykime dhe nga republikanët. Por ndodh e kundërta!

Trump paralajmëron se takimi i parë i tij si president do të jetë me Vladimir Putin. Kjo na bën të mendojmë se Trump ose nuk di për perceptimet e amemerikanëve për këtë marddhënie, ose thjesht nuk i intereson.

Një nga këshilltarët e Trump-it tha se Putini kishte kërkuar takim një me një lidhur me çarmatimin bërthamorë. Deklaratë kjo e vështirë për tu besuar ngase Putini tashmë ka shpjeguar planin e Rusisë për çarmatim bërthamorë, dhe pak pas tij, Trump ka përsëritur atë që ka thënë ai.

Edhe sikur të ishte e besueshme tema e bisedës, takimi i Trumpit vetëm për vetëm me Putinin është shqetësuese për amerikanët. Por pas shumë rasteve ku Trump shfaqi simpatinë për Putin gjatë fushatës presdienciale,  kjo duhet të pritej!/Fokusi.org/