COVID-19 / 15 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

17.08.2020 14:40:55

Në Spitalin e Pejës situata me koronavirus vazhdon të jetë e rënduar.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 62 pacientë të prekur me koronavirus, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit, 39 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe se gjatë 24 orëve të fundit, dy pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Po ashtu siç bëhet e ditur se 25 anëtarë të personelit të këtij spitali janë të infektuar me koronavirus,

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

14 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 10 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 11 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

2 Pacientë janë shëruar gjatë viekdnit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

601 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.

Nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

415 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,030 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.