Covid-19 ia merrë jetën policit nga Peja

31.03.2021 12:30:41

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga policia e Pejës.

Krasniqi nga fshati Jabllanicë, ka qenë zyrtar policor në drejtorinë rajonale të Pejës.

Ai ka vdekur në moshën 52-vjeçare, mëngjesin e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Krasniqi është infektuar me COVID-19 para më shumë se dy javësh, ndërkaq ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.