Covid-19 në Britani: 80% e të diagnostikuarve nuk kanë simptoma

12.06.2020 18:49:17

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi se 80% e personave që kanë rezultuar pozitivë në vend në testet e koronavirusit, nuk kanë shfaqur simptoma.

Komentet e tij erdhën në kohën kur u mësua se programi i testimit dhe gjurmit nga NHS nuk kishte qenë në gjendje të gjurmonte mijëra persona të prekur nga sëmundja.

Ministri sqaroi se një studim I fundit kishte zbuluar se 70-80 % e atyre që testet i treguan pozitivë, nuk kishin asnjë shenjë.

Në fund të majit, Britania sakaq nisi provat e reja klinike të trajtimit me ilaçin antiviral remdesivirit të pacientëve me Covid-19, të cilat Hanckok i ka cilësuar si “ndoshta hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës”.

Ai tha se përparësi për këtë trajtim do të kenë rastet në të cilat përfitimi është më të madh.