Në Amerikë/ “Covid 19”, rrëmbeu  piktorin shqiptar Ramiz Llapatinca

Në Amerikë/ “Covid 19”, rrëmbeu  piktorin shqiptar Ramiz Llapatinca

13.04.2020 20:21:29

Në Nju-Jork  “Covid 19”, rrëmbeu  piktorin dhe aktivistin e njohur shqiptar, Ramiz Llapashtica. Ai ishte një ndër piktorët e mëdhenj të artit figurativ.  Ai ishte një njeri me virtyte të larta kombatare, me parametra të larta intelektuale .Ishte një nga lobuesit më të mëdhnj të çështjes kombtare. Punoi  dhe jetoi për ta parë Kosovën e pavarur.

Ramiz nuk e fitoi dot betejën me “COVID-19”, por ai do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës, ashtu si dhe në Kujtesën tonë Kombëtare, si një artist dhe patriot i përkushtuar!  Ishte bashhkëthemelues i Shoqatës “Jusuf Gërvalla” në Nju-Jork.
Në galerinë e tij personale ai kishte krijuar profile të spikatura të figurave dhe simboleve tona kombëtare si:Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shenjtëreshën Shqiptare Nënë Tereza, heronjtë, si: Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Adem Jashari, apo dhe figura gandiste e presidentit Ibrahim Rugova. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse. Ramizi, së fundi, një kishë në rrethinën e Nju-Jorkut e kishte kthyer në galeri të arteve. Ata  që e njohën  të ndjerin e thirrnin si Rey.

Ramiz Llapatinca u lind në një fshat të rrethit të Therandës, në Kosovë. Gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa shkollën e lartë në Universitetin e Prishtinës, degën e arteve figurative. Më 1976, erdhi në Shtetet e Bashkuara për të thelluar studimet në fushën e artit ku mori magjistraturën në Universitetin Montclair në New Jersey.

Nga e majta, Prelë Camaj, Nua Camaj, Senatori Bob Dole, Jim Xhema, Joseph DioGuardi, Ramiz Llapatinca dhe Gjeto Sinishtaj, në një fushatë për rizgjedhjen në Kongres të kongresistit DioGuardi. (198