Dialog me shqiptaren

11.04.2020 21:35:20
Nga Luan Lumeka Kalana
Nenave,Grave,Vajzave,
Mbesave, princeshave Shqiptare.
Fytyra jote pasqyrë e bardhë,
liqen kaltërosh ku lëkunden valë,
ato që do thuash,s’ m’i merr mendja,
t’i lexoj në buzeqeshjen, në rrudhat në balle
&
Të kuptoj edhe kur fsheh fjalët,
kur qan e qesh,per mire e per keq,
s’jam profet,shkronjes i thjeshtë,
mos fol, te flet shpirti i shenjte..
&
Të këndoj moj hallemadhe,
të njoh dhëmb e dhëmballë,
mos më thuaj kush je,
njoh fisin, e tët mëhallë !
&
Edhe po të verbohem fare,
fytyra jote,dilelli qe shkëlqen,
zemra lotët engjellore m’i rëfen,,
jam krenar me Ju,lozonjare,
Moj Princesha SHQIPETARE !
Moj Princesha SHQIPETARE !
II-SHQIPETARJA -Ta dish o njeri sa shume te dua ,
se c’eshte dashuria ,magji per ty, t’i ende s’e di,
do cmendeshe pas mua, gruaja nuk shtiret,
eshte qenie e fshehur, eshte meleme per plage,
mjalte e limua. Prane me ke si vazo “lule mos me prek”,
do me mbaje si ne pellembe nder duar,
dashurine hyjnore te vertete,
s’e ke provuar. Nuk do me lendoje me ngacmime e xhelozi.
ti ende s’e di,se celesi i dashurise tone, eshte ne zemren time,
ajo vlon si ne rini, “shpella e thesarit”
eshte ne trupin tim, s’ka te krahasur me mjalte dhe flori.
Dashuria ime per ty,s ’eshte fjale e poezi,
ato jane enderrime pa jete,
per lexime, dashuria e gruas engjellore,
e pakufijshme, eshte ndjenje njerezore,
me prekje shqisore, –
Te lutem,falme me shpirt “puthje dashurie”,
shkrije me buzeqeshjem time fisnikerie ,
o zemer njeri, gruas shenjtore te dashuruar !