Shqipëri/ Edhe 20 të shëruar në Shqipëri, Rama: Sot ndihmuam 10 213 familje e individë

11.04.2020 21:50:28

Një tjetër lajm i mirë! 20 persona që ishin infektuar me CoVid-19, janë shëruar në Shqipëri.

“LAJM I MIRË: 20 TË SHËRUAR SOT” ,shkruan Rama.

Ndërkohë numri i të prekurve në vend nga CoVid-19 ka shkuar në 433 bëri me dije Ministria e Shëndetësisë. 17 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit nga 259 persona që ishin të dyshuar.

Kryeministri ka publikuar edhe videon e përditshme të operacionit humanitar gjatë krizës me COVID-19 duke siguruar se vijon në fund të luftës.

Ram thotë se sot u ndihmuan 10 mijë e 213 familje dhe individë në nevojë ose pensionistë të vetmuar duke i ndihmuar me ushqime e barna mjekësore.